Sport

Xhaka me atlete speciale për ndeshjen kundër Hungarisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 05 October 2017

Granit Xhaka do t’i përdor disa atlete speciale për ndeshjen kundër Hungarisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Futbollisti kosovar që luan për Zvicrën, ka bërë një postim në rrjetet sociale për kancerin e gjirit, një sëmundje e tmerrshme që prek familje të tëra.

“Kanceri i gjirit është një sëmundje e tmerrshme që prek familjet e tëra. Jo vetëm gratë, por edhe fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët në shtëpi. Ajo merr forcë dhe guxim të madh, për të shkuar në luftë me armikun e tillë. Prandaj, me krenari do t’i përdori atletet e tilla”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Xhaka pritet të jetë startues të shtunën në mbrëmje kundër Hungarisë, ndeshje tejet interesante./IndeksOnline/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera