Sport

Xhaka acarohet keq me shokët e skuadrës: Rrini në shtëpi më mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 17 May 2022

Granit Xhaka është acaruar keq me shokët e skuadrës së tij pas humbjes me rezultatin 2-0 ndaj Newcastle, gjë që i la “The Gunners” në vend të pestë të renditjes së Premier League me 66 pikë 2 me pak se Tottenham i vendit të katërt, që është pozicioni i fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions League, në një kohë kur ka mbetur edhe një raund nga mbyllja e sezonit.

Duke folur për “Sky Sports” mesfushori me origjinë shqiptare kritikoi ekipin.

“Nuk e di pse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri. Nëse dikush nuk është gati për këtë lojë, të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha juaj. Nëse jeni nervoz, qëndroni në stol ose qëndroni në shtëpi. Ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Ndihemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Ne nuk bëmë atë që kishim në plan, duke mos dëgjuar trajnerin. Ajo që ndodhi ishte një paraqitje katastrofike. Nuk e meritojmë të luajmë në Champions League apo edhe Europa League. Është shumë e vështirë për ta marrë atë për momentin. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në të 90-ën nuk e meritonim të ishim në fushë.”-tha kapiteni i Zvicrës.

-Advertisement-

Djemtë e Mikel Arteta-s janë teknikisht ende në garë për një vend në Champions League në ditën e fundit të sezonit, por shanset e tyre janë të pakta.

Ata duhet të mposhtin Evertonin dhe njëkohësisht iu duhet që Tottenham të humbasë ndaj Norwich City-t.

Vetëm disa javë më parë u duk se Arsenali do ta kryente lehtësisht punën dhe rënia e tyre ka qenë e vështirë për lojtarët e tyre.

“Presim gjashtë vite”,-tha Xhaka, ndërsa më tej vazhdoi- “Ne kishim gjithçka në duart tona.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera