Xhaferoviq – Osmanit: Nuk ka konsensus të brendshëm për njohjen e Kosovës nga Bosnje dhe Hercegovina
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 13 March 2022
Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Xhaferoviq ka thënë se nuk ka konsensus të brendshëm për njohjen e Kosovës në Bosnje dhe Hercegovinë, por se kjo nuk duhet të jetë shkak për mungesë komunikimi dhe bashkëpunimi.
Ai tha se zyrtarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës marrin pjesë së bashku në formate shumëpalëshe që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe se komunikimi duhet të përmirësohet në të mirë të qytetarëve.
Xhaferoviq shtoi se Bosnja dhe Hercegovina ka regjimin më të ngurtë të vizave me Kosovën, i cili pengon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve dhe se është e nevojshme të punohet në liberalizimin e regjimit ekzistues në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
U theksua përkushtimi i përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për Tregun e Përbashkët Rajonal, e cila në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkrua në Samitin “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Sofje”.
Në takim mori pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. /FENA/
Të tjera
-
Mblidhen dy komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione. Komisioni për Ekonomi...
-
Maqedonci: Më 13 qershor Kosova bëhet pjesë e koalicionit për deminimin e Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se më 13 qershor, Kosova do të ...
-
Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”
Në Prishtinë sot mbahet samiti “The Western Balkans 2024”. Në këtë samit p...
-
Adnan Merovci: Rugova kurrë s’ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë
Dje janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen ...
-
Moti me diell dhe pjesërisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet m...
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...