Xhaferi flet për vizitën jo zyrtare të Kurtit në Tetovë
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 07 November 2023
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka folur rreth vizitës joformale të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë dhe Çair të Shkupit, ku ka takuar vetëm përfaqësuesit e dy partive opozitare.
Ani pse vizita e Kurtit ka nxitur reagime dhe debate tek spektri politik shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Xhaferi tha se kryeministri si prezantues i një shteti ka të drejtë të paraqitet kudo.
“Ne jemi të lirë të paraqitemi kudo. Por, mënyra e komunikimit është e përshkruar institucionalisht, për faktin që prezantojmë një institucion e një shtet, nuk është vetëm për të prezantuar një subjekt politik. Bartja e funksionit të kryeministrit, të kryetarit të parlamentit, të kryetarit të shtetit, nuk është vetëm si politikë partiake, është shtetërore dhe është prezantues i një shteti. Kështu që, e kemi lirinë për të qenë kudo, për faktin që jemi edhe shtete mike që komunikojmë, kemi edhe shoqëri private”, deklaroi Xhaferi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
I pyetur se a kishte ftesë për takim nga Kurti gjatë asaj vizite, Xhaferi tha se nuk është e domosdoshme të ketë njohuri personale
“Korrespodenca ndërkombëtare është e përshkruar me protokole ndërkombëtare. Për aspekt të respektit ndaj institucionit të shtetit, kur paralajmëroj që do të jem privat atje ku do jem, shteti nikoqir ka përgjegjësi për çdo ndodhi të mundshme që mund të ndodhë rreth meje”, shtoi tutje Xhaferi.
Reagimet janë nxitur pasi që ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Kurti “me siguri” nuk ka qëndruar për vizitë në cilësinë e kryeministrit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...