Lajme

Xhafer Tahiri: PSD nuk e kalon pragun, është jo relevante të diskutohet për të

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 13 August 2019

Xhafer Tahiri, anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kryetar i komunës së Vushtrrisë, është i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për koalicionet e LDK-së.

I pyetuar për koalicionet e mundshme të partisë së tij, Tahiri ka thënë që nga partitë që janë në pozitë tash, vetëm me NISMA-n Socialdemokrate është i mundshëm një bashkëpunim, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa kur u pyet për PSD-në, Tahiri tha që nuk është relevante të bisedohet për ta, duke e ditur që nuk kanë vota.

-Advertisement-

“PSD pa një koalicion nuk mund ta kaloj pragun e është jo-relevante me diskutu për të, nuk e shoh të mundshme me pas një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, sipas tij, në rast se PSD kalon pragun, atëherë edhe mund të flitet për koalicion e bashkëpunim./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera