Lajme

Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 26 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka marrë pjesë  në takim me qytetarët në Greme të Ferizajt.

Qytetarët treguan mbështetje të fuqishme për vizionin e tij dhe të LDK-së.

“Atmosfera pozitive dhe energjia e jashtëzakonshme që përjetuam sot janë dëshmi e besimit të madh që qytetarët kanë për ndryshimin e nevojshëm në vendin tonë,” ka deklaruar Gashi.

-Advertisement-

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend, e gatshme të sjellë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Faleminderit, Greme, për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Bashkë do ta bëjmë ndryshimin,” u shpreh ai, duke shtuar se çdo takim dhe kontakt me qytetarët po e forcon më tej vizionin e LDK-së për zhvillim dhe prosperitet” përfundoi ai.

Ndryshe Gashi kandidon me numër 11 në zgjedhjet e 9 shkurtit./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera