Lajme

Xhaçka takohet me Gërvallen në Mynih, diskutohet për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 20 February 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me ministrat e jashtëm si të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gërvalla dhe të Bosnje Herzegovinës, Bisera Turkoviq.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ky ishte është një takim i frytshëm.

“Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit”.

-Advertisement-

“Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka shkruar Xhaçka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera