Lajme

Xhaçka në OKB: Pushtim i paprovokuar dhe i paligjshëm i Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 23 February 2023

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka mbajti fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në sesionin urgjent mbi 1 vjetorin e sulmit rus në Ukrainë.

Teksa e cilësoi si pushtim të paprovokuar dhe të paligjshëm, Xhaçka u shpreh se kjo luftë solli pasoja të mëdha jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën.

“Kjo luftë ka patur pasoja dramatike për të gjithë botën. Por unë po i parashtroj të gjithëve në këtë Asamble, se ajo që kemi parë deri më tani, është asgjë në krahasim me atë që do të shihnim, nëse Rusia do të lejohej të dominonte në këtë konflikt”, u shpreh Xhaçka, shkruan abcnews, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Sipas ministres shqiptare, “krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera