Xhabir Zharku ankohet në apel, kërkon t’i hiqet masa e paraburgimit (Dokument)
Autori: Halil Berisha 17:51 | 16 December 2019
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, u arrestua këtë të shtunë.
Për arsyet e këtij arrestimi dhe dyshimet që rëndojnë mbi të ekskluzivisht raportoi Gazeta inFokus.
Ndaj Zharkut edhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
E sot, të hënën pala mbrojtëse e Xhabir Zharkut është ankuar ndaj kësaj mase, duke kërkuar që e njëjta t’i hiqet, shkruan gazeta inFokus.
Avokatja që e përfaqëson Zharkun, Albana Kelmendi, ka propozuar “që ankesa të aprovohet dhe aktvendimi i kundërshtuar të ndryshohet ashtu që i pandehuri të mbrohet në liri t’i ose shqiptohet masë tjetër që siguron praninë e të pandehurit në procedurë penale e paraparë me nenin 173 të KPP”.
E një nga arsyet e vendosjes së masës së paraburgimit përmendet edhe një rast ku thuhet se Zharku u arratis nga drejtësia dhe dënimi që i ishte dhënë deri në parashkrimin e lëndës.
Në ankesën e palës mbrojtëse thuhet se “Gjykata nuk ka dhënë shpjegime të mjaftueshme se pse e konsideron që ekziston rreziku i ikjes dhe vetëm e ka caktuar masën e paraburgimit, pa shpjeguar në asnjë mënyrë rrezikun e ikjes apo pse ky rrezik nuk mund të parandalohet përmes masave alternative ndaj masës së paraburgimit, kur dihet se Republika e Kosovës, ka marrëveshje ndërkombëtare dhe bashkëpunim ndërkombëtar me shtetet e Bashkimit Evropian, e në veçanti me shtetin e Suedisë. Në rastet kur rreziku i ikjes është bazë për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata duhet gjithmonë të vlerësojë nëse një masë më pak kufizuese duhet përfshirë dorëzaninë, konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurit, shoqërimin me obligimin për paraqitje të rregullt në polici do të ishte e mjaftueshme për të parandaluar të pandehurin për të ikur”.
Kësisoj në ankesë thuhet që arsyetimi është i paqëndrueshëm e i pa mbështetur në fakte të mjaftueshme, shkruan gazeta inFokus.
“Andja, mbrojtja me të drejtë konstaton se gjykata ka dëhstuar të ofrojë një sqarim bindës mbi këtë bazzë dhe arsyetimi si në aktvendimin e atakuar është i paqendrueshëm dhe i pa mbështetur në fakte të mjaftueshme, por mbi këtë bazë vetëm janë parafrazuar dispozitat liugjore”, thuhet në ankesën e palës mbrojtëse drejtuar Gjykatës së Apelit.
Ndërsa arsye tjetër për caktimin e masës së paraburgimit për Xhabir Zharkun është thënë se është edhe dyshimi se mund të ndikoj tek dëshmitarët.
“Gjithashtu e theksoj faktin se gjykata i ka dhënë rëndësi vendimtare ndikimit në dëshmitarë, por pa i sqaruar qartë rrethana konkrete që si do të ushtrohet ky ndikim”, thuhet në ankesë.
Dëshmitari në fjalë është i njohur për redaksinë dhe në ankesë thuhet që është praktikisht dhe juridikisht e pamundhsme që i pandehuri të ndikoj në të./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...