Sport

Xavi tregon pse refuzoi Manchester Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 October 2017

Xavi ka folur për interesimin e Man United, që e dëshironte spanjollin në “Old Trafford”.

Xavi Hernandez ka treguar se pothuajse gjithmonë ka pasur kontakte mes drejtuesve të tij dhe Manchester Unitedit në të kaluarën, por asnjëherë nuk ishte i gatshëm të largohej nga klubi i zemrës.

Xavi e ka nisur karrierën te Barcelona dhe ka bërë 767 paraqitje, duke realizuar 85 gola.

-Advertisement-

“Nganjëherë ne diskutonim me ta, por vendosa të qëndroj në Barcelonë sepse është klubi im”, u shpreh Xavi.

“Një herë bisedova me vëllain e Sir Alex Ferguson. Ai tentoi të më marrë, por vendosa të qëndroj. Gjithmonë kam thënë se Barcelona është klubi im favorit, është në zemrën time dhe janë klubi më i mirë në botë”, shtoi Xavi për BBC Sport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera