Sport

Xavi publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, tri rikthime të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 28 October 2023

Trajneri Xavi Hernandez më në fund ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme (e shtunë) El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridin në Estadi Olompic de Montjuic.

Edhe pse Barça e nisi javën me infermierinë plot me lojtarë të lënduar, shumë prej tyre lojtarë kyç, kanë arritur t’ia dalin dhe të jenë për El Clasicos, por ka edhe nga ata që nuk i dolën dot të rikuperohen.

Në bankën e të lënduarve do të qëndrojnë Pedri, Frenkie de Jong dhe Sergi Roberto, të cilët nuk kanë mundur të shërohen në kohë nga dëmtimet për një ndeshje kaq të vështirë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, tre yje tjerë i janë bashkuar skuadrës dhe janë ftuar për ndeshjen e sotme nga trajneri Xavi.

Jules Kounde ka mbërritur në kohë. Nga ana tjetër, një risi tashmë e pritur është ajo e brazilianit Raphinha, i cili pas dëmtimit të tij në Barça-Sevilla ka punuar javët e fundit me objektivin e vetëm për të arritur El Clasicon dhe për të qenë në gjendje të luajë, të paktën, në pjesën e dytë.

Barça ka ruajtur deri në momentin e fundit shpresën për të mundur të llogarisë te Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong, dy ‘peshat e rënda’ të ekipit. Në fund Frenkie nuk ia doli, por polaku është gati.

Nga ana tjetër, tashmë dihej se Joao Felix do të ishte pjesë e grupit, pavarësisht goditjes në ije që pësoi kundër Shakhtar Donetsk të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera