Sport

Xavi: Plus 8? Nuk e ulim vigjilencën, Reali është ende në garë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 06 February 2023

Me fitoren 3-0 përballë Sevillas, Barcelona e ka thelluar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit, gjithsesi, në konferencën për shypin trajneri Xavi Hernandez e ka bërë të qartë se ende nuk është bërë asgjë dhe se “Los Blancos” janë kandidatë të fortë për titull.

8 pikë diferencë

“Ne shikojmë diferencën e pikëve, por si po luajmë, besimin, lojën e mirë, rezultatin. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, në përgjithësi. Ishte një ditë për të guxuar.

-Advertisement-

Paraqitja e Jordi Albas dhe Raphinhas

“Jordi na jep shumë në sulm, është pasues i fundit i jashtëzakonshëm. Ai arrin me lehtësi në shtyllën e largët… na jep shumë në sulm. Jam shumë i lumtur për të”. Raphinha? Pavarësisht se ka kritika nga jashtë për të, ne e vlerësojmë performancën jo vetëm për gola dhe asistime. Ai rikuperon topa, është intensiv dhe kjo është një garanci suksesi për ekipin.”

Gara për La Ligan

“Real Madridi mund ta fitojë. Ne nuk mund ta ulim vigjilencën. Të dielën do të luajmë në një fushë ku Reali humbi (Villareal). Çdo ndeshje e mbetur do të jetë një luftë, kanë mbetur 18 dhe është e qartë se asgjë nuk ka mbaruar.”

Dëmtimi i Busquets

“Nesër do të bëhet një ekzaminim përfundimtar. Koha e riaftësimit varet nga shkalla e ndrydhjes, do të jetë një gjë ose një tjetër.”

La Liga, Europa League dhe Kupa

Ne kemi kapacitete, por duhet ta demonstrojmë forcën tonë. Fusha do të tregojë nëse jemi gati për t’i fituar trofetë, por jemi në një moment të mirë, pa dyshim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera