Sport

Xavi: Meritonim fitoren, po i afrohemi Barçës që dua

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 22 December 2021

Xavi Hernández u shfaq i zhgënjyer pas barazimit 1-1 të Barcelonës në fushën e Sevillas, por jo për lojën e skuadrës së tij. “Blaugranat” morën një pikë përballë një rivali të fortë, që për momentin është ekipi që i bën presion Realit në krye të LaLigas.

“Mendoj se kemi humbur 2 pikë, sepse ne e merituam më shumë. Ne duhej të fitonim, i kishim mundësitë. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me personalitet, me qarkulllim topi dhe presion kur e humbnim. Jemi përmirësuar në shumë aspekte, por nuk qe e mundur të fitonim. Luftuam fort dhe jam krenar për ekipin. Medoj se e meritonim të fitonim.”

Më tej, Xavi e vuri theksin te mungesa e fatit, por këmbënguli se Bacelona po përmirësohet dhe është ndërtuar për të fituar.

-Advertisement-

“Ndonjëherë duhet të kemi më shumë durim dhe pjekuri për ta kuptuar më mirë lojën. Do të më lërë pa gjumë ky barazi, sepse meritonim tri pikët. Gjithsesi, ne jemi në rrugën e duhur dhe kjo skuadër po i afrohet më shumë Barçës që dua.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera