Sport

Xavi kërkon me ngulm dy sulmues në janar, ja kush pritet të zbarkojë në “Camp Nou”

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 20 December 2021

Xavi Hernández kërkon me çdo kusht përforcimin e sulmit të Barcelonës gjatë merkatos së janarit. Mungesa e goditjeve drejt portës dhe sigurisht e golave e ka dënuar klubin katalan me eliminimin e parakohshëm nga Championsi dhe me rënien e ndjeshme në LaLiga, kur Barça renditet në vendin e shtatë, 14 pikë larg Realit kryesues.

Për këtë arsye, trajneri ka kërkuar dy sulmues dhe është e qartë se cilët janë të preferuarit e tij: Ferran Torres (21 vjeç, Manchester City) dhe Edinson Cavani (34 vjeç, Manchester United). Është folur shumë për opsione të ndryshme dhe emra të ndryshëm (Sterling nga City; Martial dhe Lingard nga United; Alexis nga Inter; Vlahovic nga Fiorentina etj., por Xavi nuk ka dyshime për të zgjedhurit e tij. Përveç kësaj, ai dëshiron t’i ketë nën urdhrat e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Anësori i City-t është një kërkesë trajnerit, i cili kërkon një futbollist që hap fushën, çekuilibron kundërshtarin dhe është i shpejtë. Ferran po konsolidohet gjithashtu si golashënues. Shifrat e tij me kombëtaren (12 gola në 22 ndeshje) dhe me klubin e tij (16 gola në 43 ndeshje) e dëshmojnë këtë. Mes Barçës dhe Ferranit tashmë ka një marrëveshje verbale për një kontratë pesëvjeçare, ndërkohë që dy klubet po afrohen në pozicioneve. Rreth 50 milionë pritet të jetë çmimi përfundimtar për spanjollin. Lojtari i kërkoi Pep Guardiolës të largohej dhe trajneri i tha se nuk do të krijonte probleme nëse klubet bien dakord.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Edinson Cavani është një sulmues shumë i dëshirueshëm për shkak të historisë së tij, rendimentit para portës, përvojës dhe situatës së tij kontraktuale, duke qenë se atij i përfundon marrëveshja me Manchester United në vitin 2022.

Nuk është një kërkesë e shprehur nga trajneri, por edhe Xavi është i bindur se nëse Cavani është mirë fizikisht, do të sigurojë një numër të caktuar golash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera