Sport

Xavi Hernandez shprehet i gatshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 18 February 2021

Ish – mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, edhe një herë tjetër ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e Barcelonës, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, legjenda ka pranuar se ka dëshirë të bëhet trajneri i blaugranëve, klubit të cilit i dhuroj gjithçka.

“Nuk dua ta fsheh të vërtetën, natyrisht do të doja të isha trajneri kryesor i Barcelonës. E kam thënë shumë herë”.

-Advertisement-

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjithë më shohin si një trajner i Barcelonës, dhe unë me të vërtetë e respektoj Barcelonën dhe Koeman”, ka deklaruar spanjolli.

41 vjeçari aktualisht është trajneri i ekipit Al Sadd, në Arabi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera