Sport

Xavi Hernandez: Prekëm fundin, tani nis një epokë e re

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 09 December 2021

Xavi Hernández, e pranon se Barcelona ka prekur fundit, por që nga ky moment nis një epokë e re për “blaugranat”. Trajneri i katalanëve, pas humbjes me Bayernin, e pranoi se skuadra e tij pësoi një disfatë jo vetëm e dhimbshme për shkak të rezultatit, por edhe sa I përket imazhit, pasi futbollistët e tij në asnjë moment nuk e vunë në vështirësi kundërshtarin bavarez.

“Na kanë nënshtruar. Është realitet i hidhur. U kam thënë tashmë lojtarëve se sot fillon një fazë e re. Ne nuk kemi qenë konkurres. Më dhemb shumë kjo që ndodhi si më së shumti. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që kemi rënë në këtë pikë. Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm.”

Gjithsesi, Xavi ka një mesazh për të gjithë, Barcelona do të rikthehet shumë shpejt në majë.

-Advertisement-

“Tani për tani ka vetëm zhgënjim dhe dorëzim, por ne do ta kthejmë Barcelonën në vendin që meriton. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe çdo titull.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera