Xavi e pranon: Problem, mbrojtja, duhet një zëvendësues për Gavin
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 19 Dhjetor 2023
Barcelona do të presë Almerían të mërkurën në një moment aspak pozitiv. Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Gironas dhe Antwerpit (Champions League), skuadra katalanase bëri një tjetër hap pas më garën për titullin ndaj Valencias, të shtunën, duke barazuar 1-1. Kritikat për punën e Xavit po shtohen dita-ditës.
“Çfarë mungon? Mbrojtja efikase. Sezonin e kaluar ne e ruajtëm portën të paprekur në shumë ndeshje, por në këtë sezon nuk po ndodh. Duhet të jemi më të fortë për të qenë më konkurrues.
Besoj shumë në atë që po bën ekipi, jam optimist. Besoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ndonjëherë, të jesh trajner i Barcelonës mund të jetë e pakëndshme, por nëse dëshiron të jesh në elite, duhet të durosh”, tha Xavi Hernandez, duke kërkuar nga drejtuesit të përforcojnë mesfushën, pasi Gavi, për shkak të një dëmtimi të rëndë, do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.Mesfushori pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë dhe një “dëmtim të lidhur me meniskun” dhe nuk do të luajë më këtë sezon.
“Ne gjithmonë kërkojmë të përforcojmë skuadrën. Me dëmtimin e Gavit na duhet një lojtar me atë profil, por është e vështirë. Të shohim me Dekon, me presidentin, por varet edhe nga “fair play” financiar”, ka pranuar Xavi.
Sa i përket luftës për titull dhe surprizës së madhe të quajtur Girona, Xavi ishte i qartë.
“E kam thënë tashmë se Girona është një rival i drejtpërdrejtë dhe mund të luftojë për titullin. Ne gjithashtu mund ta kthejmë tryezën, nuk mund të dështojmë. Po bëjmë shumë gabime dhe po e paguajmë. Ne duam ta përfundojmë raundin e parë të ndeshjeve në mënyrën më të mirë.”

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...































