Sport

Xavi-Barcelona, këto janë zhvillimet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 October 2021

Humbja nga Rayo Vallecano i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Barcelonës Ronald Koeman. Vendimin për shkarkimin e tij e mori presidenti i klubit Joao Laporta menjëherë pas ndeshjes, madje raportet nga Spanja theksojnë se ai as nuk e ka pritur një takim me trajnerin holandez.

Punën për ta gjetur një zëvendësues të Koemanit Barcelona e ka nisur menjëherë dhe sipas asaj që raporton “Goal” kjo pozitë i është ofruar legjendës së klubit Xavi Hernandez, përcjellë KosovaPress.

Xavi momentalisht është trajner i skuadrës Al Sadd me të cilën ka një klauzolë lirimi dhe mësohet se dëshira e tij është që të bashkohet me ish-klubin e tij.

-Advertisement-

Barcelona raportohet se ka shprehur gatishmëri për të paguar pjesën e nevojshme të kontratës së tij me klubin nga Katari vetëm për të siguruar shërbimet 41 vjeçarit.

Ndryshe, Koeman ishte angazhuar si trajner i Barcelonës në gushtin e vitit 2020 duke zëvendësuar Quique Setienin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera