Rozë

Witherspoon: Gratë duhet të lejohen të dështojnë në Hollywood

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 15 February 2018

Aktorja, Reese Witherspoon mendon se gratë duhet të lejohen të “dështojnë” në Hollywood.

Ylli i “Big Little Lies” beson se është e rëndësishme që aktoret të kenë mundësi të jenë të suksesshme ashtu sikur edhe të dështojnë, krejt kjo në procesin e tyre të krijimit si artist.

“Nuk duhet të flitet vetëm për suksesin financiar. Ne duhet të kemi aq mundësi për dështim sa edhe për sukses. Sepse të qenit artist nuk nënkupton vetëm të jeni i suksesshëm. Është ideja që të keni kurajon të provoni diçka të re dhe t’i falni botës ide të reja”, ka thënë ajo për revistën Marie Claire, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Në ndërkohë, Witherspoon ka qenë mbështetëse e madhe e kampanjës #MeToo në lidhje me skandalet për ngacmimet seksuale në Hollywood duke pranuar se ajo ka gjetur “forcën” për të “ndihmuar gratë e tjera”.

“Ka momente kur duhet të vlerësosh nëse heshtja do të jetë opsioni jot i vetëm. Në momente të caktuara, ky edhe është opsioni jot i vetëm. Por tani nuk është ky moment. E dini, ne jemi “zëra publik”. Gratë që punojnë në këtë vend nuk fitojnë asgjë nëse flasin hapur. Por ne duam të ndihmojmë. Kjo më jep forcë për të ndihmuar gratë e tjera”, kishte thënë aktorja 41 vjeçare.

Aktorja kishte insistuar edhe më parë se seksizmi dhe ngacmimet seksuale kanë qenë “të shfrenuara” në Hollywood për vite me rradhë.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar por janë shumë gjëra që po ndodhin në Hollywood. Nuk e di nëse keni lexuar lajmet ose jo por ne po përballemi me të vërtetën e hidhur të ngacmimeve seksuale dhe seksisizmin që ka qenë krejtësisht e shfrenuar edhe shumë më herët se sa unë të isha aktore”.

“Kjo dikujt i ka shkaktuar kujtime të hidhura dhe ky është momenti kur ne duhet të vetëdijësohemi se duhet të gjejmë kohën që të shohim paragjykimet që ekzistojnë në industrinë tonë dhe të bëjmë ndryshimet që duhet”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera