Sport

“Wimbledon”, Federer e Djokoviç në raundin e katërt

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 09 July 2017

Roger Federer kaloi Misha Zverev, duke u kualifikuar për në raundin e katërt të turneut “Wimbledon”.

Tenisti zviceran, që kërkon titullin e 8 në këtë turne legjendar, e fitoi këtë sfidë me tenistin gjerman me rezultatin 3-0. Federer vuajti më shumë në setin e parë, që e mbylli 7-6 pas “tie break”-ut. Dy setet e tjetë, 35-vjeçari i fitoi 6-4 dhe 6-4.

Për në raundin tjetër u kualifikua edhe Novak Djokoviç, që eliminoi Ernest Gulbis. Tenisti serb u shfaq sërish në një formë shumë të mirë dhe arriti të fitojë këtë përballje 3-0. Dy setet e para, Djokoviç i fitoi me shumë lehtësi, 6-4 dhe 6-1. Në setin e tretë, Gulbis rezistoi më shumë dhe arriti ta çojë atë me “tie break”, ku sërish Djokoviç mori më të mirën.

-Advertisement-

Në kampin e femrave, Angelique Kerber vuajti jo pak ndaj Shelby Rogers, për t’u kualifikuar për në raundin e katërt të turneut “Wimbledon”. Numri 1 i botës humbi setin e parë 6-4, ndërkohë që të dytin arriti ta fitojë me “tie break” 7-6, për të barazuar shifrat në 1-1. Tenistja gjermane e theu përfundimisht rezistencën e Rogers në setin e tretë, të cilin e fitoi 6-4, për të mbyllur krejt ndeshjen 2-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera