Sport

Wimbledon, eliminohet Murray; tërhiqet Djokovic

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 13 July 2017

Pas Rafael Nadal, ishin Andy Murray dhe Novak Djokovic ata që i thanë lamtumirë turneut të Wimbledon.

Kampioni në fuqi i këtij evenimenti u befasua nga Sam Querry në çerekfinale teksa u mund 2-3, duke hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë i pari britanik që nga viti 1936 që mbron titullin në Wimbledon. Murray fitoi vetëm setin e parë dhe të tretë 3-6 dhe 6-7, ndërkohë që amerikani fitoi 3 të tjerët 6-4, 6-1 dhe 6-1, duke i shtangur të pranishmit në fushën qendrore. Querrey do të luajë në gjysmëfinale me Marin Cilic, i cili eliminoi Gilles Muller, duke e mundur 3-2.

Për Djokovic, largimi nga Wimbledon ishte i detyruar për shkak të një dëmtimi të pësuar në bërryl duke e braktisur sfidën me Tomas Berdych. Tenisti serb u dorëzua në fillimin e setit të dytë që kryesohej nga Berdych 2-0, ndërkohë që çeku kishte fituar edhe setin e parë 7-6.

-Advertisement-

Humbja e Murray dhe tërheqja e Djokovic e bëjnë më të lehtë punën për Roger Federer për të fituar titullin e 8 në Wimbledon dhe të 19 “Grand Slam” në karrierë. 35-vjeçari eliminoi në çerekfinale Milos Raonic duke e mundur pastër 3-0. Zviceranit iu deshën rreth 2 orë lojë për të triumfuar ndaj kanadezit, duke i mbyllur setet 6-4, 6-2 dhe 7-6 dhe në gjysmëfinale do të luajë pikërisht me Berdych.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera