Sport

Wilder – Fury, me tensione dhe provokime bëhen edhe matjet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 01 December 2018

Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë bërë edhe matjet e fundit zyrtare një ditë para meçit më të rëndësishëm të vitit 2018.
Ashtu edhe siç pritej, siç edhe ndodhi në konferencën e fundit për media, edhe matjet zyrtare nuk kanë kaluar pa tensione dhe provokime mes dy boksierëve.

Lufta mes Deontay Wilder dhe ish kampionit të botës në boks në peshat e rënda, Tyson Fury, zhvillohet në qytetin e Los Anxhelos në orët e para të mëngjesit të së dielës sipas kohës tonë lokale.

Deontay Wilder që peshoi vetëm 96 kilogramë, ka lënë të kuptohet se edhe këtë meç do ta fitojë me nokaut.

-Advertisement-

31 vjeçari ka gjithsej 39 meçe në karrierë, dhe 38 prej tyre i ka të fituara me nokaut.

“Tyson Fury është i tmerruar nga unë. Prisni një nokaut brutal”, ka theksuar Wilder para matjes zyrtare.

Në anën tjetër, deklaratat nuk kanë munguar as nga ish kampioni i botës, Tyson Fury, që peshoi 106 kilogramë dhe i cili rikthimin e tij në boks pas gjithë atyre problemeve, e cilëson si rikthimin më të madh që ka njohur historia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera