Sport

Wilder bën për operacion trajnerët e tij gjatë stërvitjes

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 26 October 2018

Askush nuk e mohon që Deontay Wilder godet me të vërtetë fuqishëm, por duket që kësaj radhe e ka tepruar duke lënduar njerëzit e tij në kampin stërvitor.

Kampioni i WBC po përgatitet për ndeshjën kundër Tyson Fury në Staples Center më 1 dhjetor, ku ai do të kërkoj fitoren e tij të 40-të me KO.

Dhe duke gjykuar nga ajo që ka shfaqur deri tani në trajnime, Wilder duket gati.

-Advertisement-

Bomberi i Bronztë ka lënduar tre persona të skuadrës së tij gjatë stërvitjeve, ka pohuar trajneri i tij Jay Dea.

“Unë kam pasur një operacion poshtë barkut ku ai më goditi nën mbrojtësen e trupit” ,zbuloi Dea.

“Vura re se u lëndova, por unë vazhdoja të punoja në të njejtën kohë isha lënduar prap dhe më në fund shkova te doktori dhe ai më tha ‘ke nevojë për kirurgji të hernisë’ “.

Ai gjithahtu tregoi se Wilder i ka lënduar krahun edhe trajnerit tjetër Mark Breland, poashtu edhe trajnerit Cuz i ka lënduar gishtin e madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera