Whitney Houston ishte biseksuale, rrëfimi i fshehtë për lidhjen me asistenten
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 01 October 2017
“Nëse biseksualiteti i Houston do të bëhej publik në ato vite, kjo mund të dëmtonte karrierën e saj, ndaj kjo ishte një ndër arsyet që ajo nuk e pranoi asnjëherë”.
Në katin e parë të Beverly Hilton më 11 shkurt 2012 makinat e zeza do të ndaleshin, për të lënë aty yje si Serena Williams, Britney Spears dhe Gayle King, për festën e Grammys. Disa kate më sipër në dhomën 434 një ekip mjekësor ishte duke u kujdesur për trupin e pajetë të yllit të madh të muzikës, Whitney Houston, e cila ishte gjetur e vdekur në vaskë po atë ditë. Të qarat e vajzës së saj Bobbi Kristina Brown mund të dëgjoheshin deri në holl.
CNN do të raportonte se vendimi I Davis për të vazhduar party-n ishte vërtet një marrëzi. Clive Davis mbreti i industrisë muzikore nuk mund t’ia falte këngëtares zgjedhjen që kishte bërë. Ai kishte menduar se ajo më në fund kishte arritur të dilte prej errësirës për të shijuar jetën. “Ajo është një zë I vetmuar”, kishte thënë ai disa javë më parë, I ulur në zyrën e tij në Madison Square Park në Nju Jork.
Mr. Davis 85 vjeç vazhdon të jetë legjenda e biznesit muzikor. Ai do ta kthente Barry Manilow në një yll më vitin 1975 dhe do të bënte po kështu të njohur Aretha Franklin. Për shumë vite ai ka punuar me Patti Smith, Alicia Keys, Bruce Springsteen, Simon & Garfunkel, Lou Reed dhe Carly Simon. Ai është arkitekti I karrierës së shumë këngëtareve të njohur në botë. Por lidhja me Whitney Houston nuk ishte thjesht një lidhje biznesi. Ai e kishte njohur atë që kur ishte 19 vjeç, pikërisht më vitin 1983 ku dhe firmosën kontratën e bashkëpunimit.
Davis do të zbulonte forcën e jashtëzakonshëm përtej një zëri që shumë shpejt do të pushtonte botën me miliona disqe të shitura. Ai e ndjeu që vajza e veshur me xhinse e bluzë të thjeshtë që vinte nga një jetë e trazuar, tashmë do të kishte jetën e një ylli. Davis do të luante një rol të rëndësishëm në daljen e albumit të saj të parë, dhe atë çfarë do të ndodhte me karrierën e Whitney Houston 29 vitet e ardhshme.
Ai i bleu këngët e saj dhe i bëri publicitetin e duhur, duke bërë që shumë shpejt ajo të shkëlqente kudo. Por në këtë vdekje që vazhdon të trondisë botën muzikore, Davis është i vetmi që mund të dijë të fshehtat e këngëtares, ato që nuk mundën ta bënin të bënte një jetë të qetë, pavarësisht suksesit dhe famës. Që në vitin 1985 ai është ndër të parët që do të dyshonte në miqësinë e saj me Robyn Crawford një nga mikeshat më të ngushta të Houston e cila deri në fund do të ishte dhe asistentja e saj kryesore.
Sipas David nëse biseksualiteti i Houston do të bëhej publik në ato vite, kjo mund të dëmtonte karrierën e saj, ndaj kjo ishte një ndër arsyet që ajo nuk e pranoi asnjëherë.
Një fakt tjetër ishte dhe dyzimi i saj për të pranuar një realitet të fshehtë të cilin shpesh nuk donte ta kishte pjesë të jetës. “Houston e ka vuajtur këtë fak”, tregon ai. Bobby Brown ish bashkëshorti i këngëtares e konfirmon biseksualitetin e saj në librin e tij me kujtime “Çdo hap i vogël”.
Komedianja Rosie O’Donnell, e cila i njihte shoqërisht zonjën Houston dhe zonjën Crawford do të shprehej se ajo nuk kishte asnjë dyshim që ato ishin bashkë. Por si u takuan Witney dhe Robyn? Ato u takuan kur Whitney ishte 16 vjeç dhe punonte në një qendër komunitare në New Jersey.
“Ajo e prezantoi veten si “Whitney Elizabeth Houston”, dhe që atë moment unë e kuptova që ajo ishte speciale. Jo të gjithë njerëzit e prezantojnë veten dhe me emrin e tyre të dytë. Ajo kishte një lëkurë të shndritshme, dhe dukej krejt ndryshe nga gjitha shoqet që kisha takuar deri atëherë”, kujton Robyn.
Shumë shpejt ato do të bëheshin mikesha. Vetëm pak kohë pasi ishim bashkë ajo më thotë:” Rri me mua, unë do të shëtis në të gjithë botën”. Robyn thotë se Whitney e dinte se do të bëhej e famshme, kishte besim tek ëndrra për skenën. Crawford do të bëhej asistentja e Houston, e më pas drejtoresha e saj kreative, duke e ndjekur kudo në karrierën e saj. Ajo do ti qëndronte pranë gjatë gjithë martesës me Bobby Brown.
Çifti do të kishte një martesë të trazuar 15-vjeçare, e cila ishte aq e mbushur me dashuri dhe pasion, siç ishte droga dhe alkooli. Mendohet që Houston dhe Crawdord jetuan një histori dashurie të fshehtë, çka do të ishte fatale për këngëtaren. /Shqip
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...