Auto&Tech

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 20 September 2022

Pak para prezantimit të iPhone-ve të rinj WhatsApp njofton se së shpejti do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.

Nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone. Domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11. Duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera