Sport

Werderi e konfirmon: Rashica nuk do të luajë më me ne

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 10 July 2020

Werder Bremen ka konfirmuar largimin e Milot Rashicës nga kjo skuadër.

Ylli kosovar do të ndërrojë klub gjatë kësaj vere.

Kështu ka derklaruar pak më parë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

-Advertisement-

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka thënë Bauman për mediat gjermane.

Red Bull Leipzig është skuadra më e interesuar për yllin e Kosovës, por që së fundi në adresë të tij po vijnë edhe interesime të fuqishme nga Serie A dhe Premierliga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera