Sport

Wenger zbulon arsyen pse refuzoi ta drejtojë Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 12 September 2017

Arsene Wenger ka treguar se pse e ka refuzuar rastin që ta udhëheq Manchester Unitedin.

Francezi prej se është bashkuar me Arsenalin në vitin 1996 nuk është larguar nga klubi, ndërsa drejtori i Unitedit, Martin Edwards, kishte thënë pas largimit të Sir Alex Fergusonit, trajneri francez ka qenë zgjidhja e parë.

“Zgjedhja jonë e parë ka qenë Arsene. Ai është bashkuar me Arsenalin në vitin 1996 dhe Wenger ka qenë një sukses i madh”.

-Advertisement-

“Në atë kohë mendoja që ai është kandidati më i mirë për ta zëvendësuar Alexin. Ishte zgjedhja ime e parë”.

“Ne bën përpjekjen e parë dhe Wenger nuk tregoi aspak interesim”.

Wenger ka folur për këtë gjë, duke thënë se është i lumtur te Arsenal.

“Kam qenë gjithmonë i lumtur këtu, njerëzit janë të lumtur me mua dhe do të jem gjithmonë i lumtur”.

“I dua vlerat e këtij klubi, për mua, vlera e klubit është kryesorja”.

“Ju flisni për Man United, evolucioni në 20 vitet e fundit dhe do të ishte shumë interesant. Shumë ka ndryshuar, por kur kam ardhur këtu, ky klub ka pasur vlerat që i dua në sport. Kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.

“Unë gjithmonë pyes veten. Po, sigurisht, Man United është tërheqëse, por a jam i lumtur këtu? Përgjigjja ishte ‘po’”, ka thënë Wenger.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera