Sport

Wenger merr ftesë publike për t’u rikthyer te Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 26 November 2021

Arsene Wenger mund të rikthehet sërish te Arsenali dhe ftesa këtë herë i ka ardhur drejtpërdrejtë nga trajneri aktual i londinezëve, Mikel Arteta.

Ky i fundit ka pasur për 5 sezone si trajner francezin, gjatë periudhës 22-vjeçare që drejtoi “topçinjtë” dhe në një intervistë për mediat britanike deklaroi se do të dëshironte ta kishte pranë Wenger.

“Ai ka faqet më të rëndësishme në historinë e Arsenalit, ndaj do të më pëlqente ta kishim pranë. Do të ndihmonte jo pak në përmirësimin e klimës në grup, por edhe me këshillat e tij. Do të doja shumë të rikthehej sërish”, deklaroi Mikel Arteta.

-Advertisement-

Aktualisht Arsene Wenger punon në FIFA, ku po studion disa ndryshime për ta bërë edhe më tërheqës futbollin dhe së fundi ka zbuluar disa nga idetë e tij, që pritet të hidhen për diskutim në muajt e ardhshëm.

Megjithatë në Londër duan ta rikthejnë me një rol menaxherial, në mënyre që të jetë më prane grupit dhe të shndërrohet në krahun e djathtë të Mikel Artetës, i cili po bën shumë mirë këtë sezon, por mbetet një trajner i ri, me pak eksperiencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera