Sport

Wenger: Arsenali do të përballet me ekipin e dytë më të mirë në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 26 April 2018

Përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Atletico Madrid, Arsene Wenger  i dha skuadrës madriliane epitetin si skuadra e dytë më e mirë në Spanjë, shkruan infokusi.

Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën sonte në Emirates për ndeshjen e parë gjysmëfinale.

LEXO EDHE: Sonte gjysmëfinalet e Evropa Ligës

-Advertisement-

“Atletico Madrid është një ekip shumë i fortë, i dyti më i mirë në Spanjë,” tha ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

“Ata nuk kanë asnjë pikë të dobët, ata janë të fortë në mbrojtje, të fortë në ofensivë.”

Tekniku 69-vjeçar ka pohuar gjithashtu se Atletico janë rivalët më të fortë që ekipi i tij mund të ketë në këtë garë.

Arsenal dhe Atletico Madrid do të përballen sonte në Evropa Ligë me fillim nga ora 21:05. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera