Lajme

“We f** up” – Zelensky në Tiranë / Rama flet në takimin me liderët ballkanas

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 22 January 2024

Kryeministri Edi Rama njoftoi zhvillimin e një samiti për Ukrainën në Tiranë, ku do të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nga Shkupi ku ishte pjesë e tryezës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE, Rama tregoi për zhvillimin e këtij samiti të veçantë.

“Po i ftojmë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor të na bashkohen në Samitin e Ballkanit Perëndimro për Ukrainën, bashkë me presidentin Zelensky në Tiranë në fund të muajit shkurt. Nuk është për planin e rritjes, por ndoshta për të shkëmbyer me Ukrainën se si të luftohet korrupsioni, si të bëjmë reforma, që të jemi edhe ne aq të mirë sa Ukraina e cila po i afrohet BE-së”, ka thënë Rama, raporton gazeta10.

-Advertisement-

“Sepse ne po dëgjojmë se ne duhet të marrim mësime nga Ukraina, tani dhe nuk e dimë se çfarë kanë bërë ata, derisa është mirë të mësojmë se si të bëhen reforma dhe si të luftohet korrupsioni kur atje nuk ka as elektriciet dhe bombardohen nga mëngjesi në darkë. Kjo do të na bënte neve të besojmë se ne mund të bëjmë filma të ‘Marvel’ me elektricitet të plotë. Këtë do ta diskutojme me presidentin Zelensky”, ka thënë tutje Rama.

Duke folur me ironi para përfaquësueve të Bashkimit Evropian, Rama ka thënë se nëse ‘nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis (“we fucked up”)’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera