Walker pranon ofertën e Bayern Munichut
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 14 July 2023
Kyle Walker thuhet se ka rënë dakord t’i bashkohet kampionit gjerman, Bayern Munich, pasi u duk se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re me Manchester Cityn.
Bayern ka kohë që ka ndjekur reprezentuesin anglez, por muajin e kaluar Walker u duk se hodhi poshtë thashethemet duke shprehur dëshirën për të qëndruar në City dhe duke hyrë në bisedime për kontratë të re me klubin .
Megjithatë, tani ai duket se ka ndryshuar mendje, me Sky Sport Germany që raporton se 33-vjeçari ka “arritur një marrëveshje verbale me klubin” dhe është gati të nënshkruajë për Bayernin.Që kur u bashkua nga Spurs në vitin 2017, Walker ka luajtur një rol të madh në skuadrën pushtuese të Pep Guardiolës, duke fituar pesë tituj të ligës dhe së fundmi një trofe të shumëpritur të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, duket sikur ai është gati për një sfidë të re, dhe lëvizja e përfolur prej rreth 17 milionë eurosh te Bayern mund të jetë mundësia e përsosur për të që të sigurojë një vend të garantuar në 11-shen titullare, pasi 27 paraqitjet e sezonit të kaluar në ligë ndoshta nuk e kënaqen mbrojtësin e djathtë me përvojë).
Lëvizja e mundshme e Walker në Bayern mund t’i hapë një rrugë mbrojtësit të djathtë francez Benjamin Pavard që të largohet nga Allianz Arena.
Destinacioni i Walker tani do të varet nëse Bayern mund të bie dakord për një tarifë transferimi me Cityn, megjithëse dëshira e anglezit për t’u larguar duket e qartë.

T� tjera
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
-
Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukra...
-
Sa kushton sot një litër naftë dhe benzinë? Kjo është gjendja në tregun kosovar
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflekt...
-
“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, Janina Ymeri thotë se Kurti nuk e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaru...


































