Lajme

VV’së s’i pëlqejnë propozimet që zgjedhjet të mbahen me 26 janar, Mihali: Interesant çfarë opozite

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 31 July 2024

VV’së s’i pëlqejnë propozimet që zgjedhjet të mbahen me 26 janar, Mihali: Interesant çfarë opozite

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë pëlqyer propozimet e partive opozitare që zgjedhjet të mbahen më 26 janar. Dejona Mihali Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, tha se opozita dëshiron që të fushata zgjedhore të fillojë më 24 dhjetor, një ditë para krishtlindjeve.

Sipas saj, liderët e partive opozitare e kanë analizuar gjatë dhe kanë dalë me konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

Interesant çfarë opozite. Po dëshirojnë të fillojnë fushatë zgjedhore me 24 dhjetor.

-Advertisement-

Një ditë para krishtlindjeve.  Dy javë para vitit të ri të bëjnë fushatë.  E me 26 janar të jenë zgjedhjet. Me siguri shumë ekspertë e profesorë që kanë brenda e jashtë kryetarët aktual e kanë analizuar gjatë këtë temë. Dhe kanë dalë në konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

Kjo është pikërisht një nga ato temat që më mirë kur i thotë Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami. Nejse edhe Ramush Haradinaj se dhe AAK e ka këtë kur kanë me thënë nga ato gjërat që skuqen të gjithë nga turpi”, shkroi Mihali në Facebook.

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mblodhi liderët e partive politike për të diskutuar reth shpalljes së datës së zgjedhjeve. Tre krerët e partive opozitare – Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj ishin prezentë, por jo edhe kryetari i partisë më të madhe Albin Kurti.

Kujtojmë se tre liderët opozitarë dhanë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, 26 janarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera