Lajme

VV: Themeluesit e Speciales të hulumtojnë deklaratat e votat e tyre në vitin 2015

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 04 May 2021

Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës e bërë në vitin 2017, ka bërë bujë tani në opinion publik në Kosovë.

Gërvalla aso kohë pati deklaruar se materialet që posedonte ajo do të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve nga Specialja.

Ajo kishte akuzuar ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin, se është “koka” e një organizate, e cila, sipas saj, ka kryer krime ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

-Advertisement-

Për këtë kanë reaguar edhe nga PDK ku kanë kërkuar nga Kryeministri Kurti të shkarkoi atë, shkruan Gazeta Infokus.

E zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë që themelueset e Speciales të hulumtojnë deklaratat e votat e tyre në vitin 2015.

“Themeluesit e Gjykates Speciale me 2015 jane bere hulumtues me ‘google search’ ne vitin 2021. Por, le te hulumtojne pak edhe mbi deklaratat e votat e tyre asokohe”, ka thënë Manxhuka./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera