VV sot dërgon në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 08 February 2019
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për dialogun me Serbinë. Albulena Haxhiu, nga ky subjekt, tha se pas miratimit në lexim të dytë, dhjetë deputetë mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Ndërsa Time Kadriaj e AAK-së, pret që edhe opozita të japë kontributin e saj, në mënyrë që të bëhet një ligj i mirë dhe i zbatueshëm.
Projektligji për kompetencat dhe përgjegjësitë e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë ka kaluar në lexim të parë në seancën e javës së kaluar, ndërsa tani është në procedurë të leximit të dytë. Por, pas leximit të dytë, ai pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se do ta bëjë këtë bashkë me 10 deputetë, ndonëse shprehet skeptike për sa i përket vendimit objektiv të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne do ta shfrytëzojmë atë të drejtë, në momentin që Qeveria nuk tërhiqet, pra, vazhdon me këtë projektligj skandaloz. Atëherë ne nuk kemi tjetër alternativë, përveçse ta shfrytëzojmë edhe një mekanizëm tjetër siç është Gjykata Kushtetuese. Por natyrisht, nuk është se kemi shpresa që Gjykata Kushtetuese do të veprojë drejt”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, thotë se gjatë kësaj periudhe projektligji mund të plotësohet dhe të bëhet i zbatueshëm. Ajo thotë se deputetët dhe anëtarët e komisionit mund të bëjnë një ligj shumë të mirë ndërmjet dy leximeve. Në këtë drejtim, pret edhe kontributin e opozitarëve.
“Po, unë besoj që po. Besoj që do të përfshihet. Tash të shohim. Në mbledhjen e radhës të komisionit do të caktohet grupi punues, i cili do të merret me amendamentimin e këtij projektligji”, tha Kadriaj për Radio Kosovën.
Albulena Haxhiu, që e udhëheq Komisionin Parlamentar për Legjislacion, konsideron se nene të caktuara të këtij projektligji janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ajo thotë se neni që flet për parimin “lex specialis” është një prej tyre, pasi ka për qëllim që të dalë mbi Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe mbi nenin 18 të Kushtetutës.
“Kjo nënkupton që vlen mbi të gjitha dispozitat ligjore në legjislacionin në Kosovë. Në këtë kuptim, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës”, tha Haxhiu.
Duke qenë kështu, Haxhiu tha se opozita do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që janë në dispozicion, pa përjashtuar edhe protestat, për ta penguar një projektligj të tillë, i cili, sipas saj, vetëm sa i jep mandat të plotë presidentit të dialogojë me Serbinë. Por, Time Kadriaj e AAK-së thotë se ky është projektligj për detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionin shtetëror, ndërsa presidenti i ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta të përcaktuara me Kushtetutë.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...