Lajme

VV-së i shtohen dy organizata, Kurti: Do ta rrisin politikën barazimtare

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 22 October 2022

Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!.

Këto janë dy organizatat e reja të cilat i janë shtuar Lëvizjes Vetëvendosje. E kreu i kësaj partie, Albin Kurti tha se ato do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse.

Këto dy organizata në mbledhjet e para të tyre të Këshillit të Përgjithshëm, këtë të shtunë zgjodhën organet vendimmarrëse.

-Advertisement-

“Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse. Gratë e rinia janë shumica jonë. Na duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, dy organizatat që i janë shtuar VV-së e bëjnë atë infrastrukturë të sigurt për ndryshimet progresiste në Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera