Lajme

VV në Prizren: Rrënime të pakontrolluara për të mundësuar ndërtimin e objekteve banesore të shefit të kabinetit të kryetarit Shaqir Totaj

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 01 October 2022

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka publikuar një video në Facebook ku shihen rrënime në lagjja Bazhdarhane në Prizren.

Sipas njoftimit, këto rrënime janë bëër për të ndërtuar projektet biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt.

“Me qëllim të ndërtimit të projekteve biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt, sot është bërë rrënimi i pakontrolluar i objekteve në këtë zonë duke mos i respektuar standardet minimale të sigurisë si dhe procedurat ligjore të parapara për këto raste. Me këtë veprim konsiderojmë se është vënë në rrezik siguria publike!”, thuhet ndër të tjera.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se është kërcënuar fizikisht zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit, Xh.GJ.

“Lidhur me këtë rast, në muajin korrik është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi.”

Lagjja Bazhdarhane në Prizren është njëra nga zonat më të frekuentuara të qytetit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera