Lajme

VV me ngulm kërkon shkarkim e Aida Dërgutit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 01 June 2018

Vetëvendosjes po i shkelen të drejtat në rastin e nënkryetarit të Kuvendit.

Këtë e ka deklaruar gjatë seancës së sotme të Kuvendit deputeti i Vetëvendosjës, Glauk Konjufca, shkruan GazetaFokus.

Konjufca ka thënë gjithashtu se Auda Dërguri është dashur të jap dorëheqje që kur ka kaluar në PSD.

-Advertisement-

‘Ky grup po e mbanë një pozitë e cila i takon Vetëvendosjes dhe në këtë rast po i shkeljet një e drejtë VV-së. Unë për këtë nuk do të kisha dashtë  me ardh deri te kjo situatë, Grupi i PSD-së është dashur ta lirojë vetë këtë pozitë por edhe pas takimeve me ta, qëndrimi i tyre është që nuk do ta lirojnë këtë pozitë’, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së, ka thënë se është shkelje që grupi i katërt të ketë nënkryetar të Kuvendit e grupi i terët jo.

‘Aida është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së Kuvendit në momentin kur ka nënshkruar që të jetë pjesë e një partie tjetër. Grupi i katër ka nënkryetar ndërsa grupi i tertë jo, kjo është shkelje e rëndë’, ka thënë ai.

Kërkesa e Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgutit nga kjo pozitë për tri seanca është pjesë e rendit të ditës./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera