Lajme

VV: KQZ dhe koalicioni i dështimit po pengojnë mërgatën për të votuar

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 May 2017

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk po garanton të drejtën e votës për mërgatën.

Adnan Rrustemi nga kjo parti thotë se qasja e papërgjegjshme e KQZ-së, u ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues.

Ai i ka bërë thirrje KQZ-së që të pezullojë aplikacionet e ardhura nga Serbia, ndërsa ka kërkuar nga Policia që të hetojë se kush i solli këto aplikacione.

-Advertisement-

E Dardan Molliqaj, bëri të ditur se ditë më parë VV i ka dërguar shkresë zyrtare KQZ-së për vazhdimin e afatit të regjistrimit për shkak të pengesave teknike, e për të cilat në VV mendojnë që janë politike.

“Si është e mundur që KQZ dhe koalicioni i dështimit dhe krimit e pengojnë mërgatën dhe favorizojnë Listën ‘SRPSKA’. Kemi 4 mijë aplikacione që vijnë nga Serbia dhe bllokim të mërgatës. Pse koalicioni i krimit dhe dështimit se duan mërgatën. Ky koalicion e dinë se s’mund të marrin vota nga mërgata sepse ajo e don ndryshimin”, tha Molliqaj.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se interesimi i mërgatës për këto zgjedhje është shtatë herë më i madh se në zgjedhjet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera