VV-ja tregon pse nuk shkoi në seancë, thotë se viti shkollor ka filluar me rregull

Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 04 September 2023
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth çështjes së librave dhe seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, të hënën.
Ardian Gola, kryesues i Komisionit për Arsim, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.
Ai ka thënë se VV-ja e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve. Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi.
Në ketë konferencë është bërë e ditur se deri më tani 130 mijë prindër kanë aplikuar për rimbursimin e librave e se mësimi nuk ka filluar në 18 shkolla, jo për shkak mungesës së librave, por për shkak të renovimeve.
“Kemi një fillim të rregullt të vitit shkollor, edhe viteve të kaluara kemi pas vonesa, duhet të presim epilogun e këtij procesi, sepse nuk ka asgjë të pazakontë përveç një vendim i cili po mundohet ta heq një praktikë korruptuese”.
“Kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikes të distribuimit, përkatësisht shpërndarjes së librave shkollorë nëpër shkolla për fëmijët tanë. Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë-informuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor”.
“Edhe sikurse vitet e kaluara kemi pas vonesë në sigurimin e teksteve shkollore, por meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo është për disa shkaqe të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën”, sepse edhe viteve të kaluara kur ka pas negocim të çmimit, prapë kemi pas vonesa të teksteve”.
“Ky vendim i cili ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keq menaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet”.
“Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”.
“Nuk ka asgjë të pazakontë, përpos një vendimi i cili synon të transformoje një praktikë me plot të meta korruptive në të kaluarën, në një praktikë e cila mobilizon edhe prindërit përmes subvencionimit që t’i blejnë tekstet e tyre”, ka thënë ai.
Deputetja Arjeta Rexhepi, tha se deri më tani 18 shkolla në gjithë Kosovën nuk kanë filluar procesin mësimor.
Sipas saj, procesi mësimor në këto shkolla nuk ka dështuar për shkak të mungesave se librave, por për shkak të renovimeve, ku sipas saj kjo ka ndodhur më komunat që udhëhiqen nga opozita.
“Nga MASHT na kanë njoftuar se në 18 shkolla nuk ka filluar procesi mësimor, jo për shkak të mungesës së librave por për shkak të infrastrukturës. Kjo ka ndodhur në ato komuna ku qeverisë opozita edhe nuk ka filluar procesi mësimor, pra ato nuk kanë filluar në komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës”.
“Numri i aplikuesve për subvencionim është 130 mijë aplikues”, ka thënë ajo.
E deputetja Arjeta Fejza, tha se ligjet aktuale për furnizim me tekste shkollore kanë shumë të meta, sipas saj, ligji i ri i mundëson rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Ajo tha se ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe pritet që të miratohet në Kuvend, raporton EO.
Fjalën më pas e ka marrë deputeti Kokaj, i cili e ka “pështjelluar” çështjen e teksteve mësimore, duke akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.
“Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sillemi…”, ka deklaruar Kokaj.
“Unë kisha me e folë një kritikë tjetër: Fakti që tekstet konsideroj që janë të dobta. Janë numër shumë I madh të tyre, respekt për disa, në kuptimin shkencor e pedagogjik edhe gjithësor. Prandaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë që autorët të jenë më kompetencë. Për t’i dhënë dikuj dritë vetë burimi duhet të shkëlqejë”, deklaroi më tej ai.
Ai nuk ka lënë pa përdorur edhe fjalë të urta për ta përshkruar situatën e shkaktuar.
“Në qoftë se ngjitet gabim për ta shëruar atë këmbë së pari duhet të rikthehet ajo dhe të ngjitet për së mbari”, deklaroi më tej Koka.

Të tjera
-
Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve merr pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë
Nga 23 e deri më 25 qershor do të mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike në H...
-
Irani provoi t’i sulmonte dy, një e kishte sulmuar në vitin 2020- Cilat janë bazat kryesore amerikane në Lindje të Mesme?
Forcat amerikane të shtunën kanë goditur bazat kryesore bërthamore të Iranit,...
-
Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte në emisi...
-
Hoxhaj reagon pas sulmit të bazave amerikane në Katar : Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tentim sulmit m...
-
Dëgjohen shpërthime në Teheran
Po raportohet se janë dëgjuar shpërthime në Teheran. Banorët atje e Tehera...
-
Njoftim për shqiptarët në Gjirin Persik: Keni kujdes dhe kontaktoni me ambasadat
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që nd...
-
Dalin imazhe të reja satelitore pas sulmit amerikan me B-2 në bazat e Iranit: Ja çfarë bëri “Çekani i Mesnatës”
Imazhet e reja satelitore kanë kapur dëmin e shkaktuar nga bombarduesit ameri...
-
Abdixhiku në Viti për kandidaturën e Halitit: Sokoli i meriton dhe katër vite të tjera
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pranuar nominimin e Kryesis...
-
Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Luksemburgut
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pr...
-
SHBA zbulon se çfarë raketa nisi Irani ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar e Irak
Nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kanë treguar për llojin e raketave që I...
-
Burimi i CNN: Irani i dha Katarit njoftim paraprak për lëshimin e raketave drejt bazës amerikane
Zyrtarët iranianë i dhanë Katarit njoftim paraprak për një sulm përpara se të...
-
CNN: SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa, nga sateliti pista duket pothuajse e thatë
Mediumi amerikan, CNN raporton se avionët amerikanë që kanë qenë të pastrehua...