Lajme

Hoxhaj reagon pas sulmit të bazave amerikane në Katar : Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 23 June 2025

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tentim sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku cak ishin disa baza amerikane.

Hoxha këtë e cilësoi si një akt të rëndë agresioni që synon destabilizimin e rajonit dhe sfidimin e rendit ndërkombëtar.

“Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndërkohë nuk raportohet për ndonjë viktimë apo të plagosur.

Ministria e Jashtme e Katarit, njoftoi se ka ndërprerë me sukses sulmin me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera