Lajme

VV-ja e shpalli fitoren, reagon Nexhmi Rudari i LDK-së: Është herët

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 29 November 2020

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ende është herët të flitet se kush është fitues nga procesi i sotëm zgjedhor.

“Qendrat e votimit sapo janë mbyllur dhe është herët të flitet për ndonjë rezultat”, është shprehur Rudari për KlanKosova.

Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosje se janë ata që kanë fituar sot dhe kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi, Rudari është shprehur se ata po bazohen në sondazhe të tyre.

-Advertisement-

“Duket se bazohen në sondazhet e tyre që i kanë bërë dje. Është herët të flitet për rezultate”, ka potencutar Rudari.

Ndërkohë, Xhelal Svecla dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e shpallën fitues Shpejtim Bulliqin. Po ashtu, fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera