Lajme

VV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 03 May 2023

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për KOHËN se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

-Advertisement-

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, GP i VV-së ka njoftuar se “deputeti Haki Abazi nuk është më pjesë e grupit tonë parlamentar”.

Abazi të enjten ka akuzuar GP-në e VV-së se kanë dashur që të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, grupi i partisë së tij ka urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që t’ia zë ulësen.

Kusari-Lila nuk ka komentuar deklaratat e Abazit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera