Lajme

VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pritej mbështetje urgjente ndaj Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 12 October 2023

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Që nga java e kaluar GP i PDK-së ka tentuar të ndryshojë rendin e ditës në seancë për të futur një pikë që nuk e kanë pasur ende të dorëzuar me shkrim që ka të bëjë me një rezolutë për kushtet dhe disa prej legjislacionit që ata e konsiderojnë të nevojshme për Policinë e Kosovës

-Advertisement-

Tendeca dhe qëllimi i PDK-së dhe AAK-së se nuk votojnë asgjë në kuvend, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e gjendjes në Policinë e Kosovës por ka të bëjë vetëm me argumentimin e tyre se kinse Qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre është pushteti e jo interesi i shtetit.

Ne sot po qëndrojmë në mbi 400 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare te pavotuara, disa që janë mbështetje e drejtëpërdrejtë e buxhetit te Kosovës.

Derisa ata refuzojnë të votojnë, kanë kërkesa që synojnë të dëmtojnë shtetin për ardhjen e tyre në pushtet”, tha Kusari-Lila.

Në këtë seancë, pritej të bëhej shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera