Lajme

Vushtrriasi e plagos me armë në të dy këmbët bashkëvendësin

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 31 May 2022

Një person është arrestuar të hënën në Vushtrri, pasi që ka plagosur një person tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktima është plagosur në të dy këmbët dhe fillimisht është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ku më pas është liruar.

Sipas, policisë në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast.

-Advertisement-

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera