Lajme

Vushtrri, Vetëvendosje marshon kundër dhunës ndaj grave

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 31 August 2018

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka mbajtur sot një marsh protestues kundër dhunës ndaj grave, në të cilin kanë marrë pjesë edhe krerë të kësaj komune- të cilët marshuan dorë për dore me gratë e tyre.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kanë dalë për të marshuar për të mbrojtur të drejtat e grave, si dhe për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbatimit të ligjit.Kurse organizatorja e kësaj proteste, Fjolla Ujkani, anëtare e Vetëvendosjes, tha se sistemi keq qeverisës ka sjellë dukurinë e dhunës ndaj grave.

“Të drejtat e grave nuk janë favore që ju jepen sipas qejfeve të individëve të caktuar, të drejtat e grave lindin e duhet të jetojnë bashkë me to. Gruaja po shtypet, gruaja po dhunohet, gruaja po përdhunohet, gruan po e vrasin, e policët thonë nuk po thërrasin”, ka thënë Ujkani.

-Advertisement-

Në marsh ka qenë i pranishëm edhe Nasuf Aliu, Kryesues i Kuvendit të Vushtrrisë, i cili tha se ka dalë sot bashkë me gruan e tij, që të ndikojnë sado pak në sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me këtë dukuri. Aliu tha se shpreson që marshe të tilla të organizohen edhe në komunat tjera të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera