Fun & Video

Vuri në provë besnikërinë e partnerit, u zhgënjye keq kur e pa se ai shkoi në shtrat me tjetrën (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 31 May 2017

Një vajzë e re kishte zgjedhur një metodë të pazakontë për të testuar besnikërinë e partnerit të saj, i cili me profesion është ekspert i teknologjisë informative (IT).

Kështu ajo kishte angazhuar një kompani që merret me realizimin e kamerave të fshehta, që ndryshe njihet si shou “To Catch a Cheater”, transmeton Telegrafi.

Dhe për ta bërë situatën edhe më interesante, ekipi realizues kishin angazhuar një vajzë të bukur e cila shtiret si kliente e cila kishte probleme me laptop, dhe që i kishte telefonuar ekspertit të IT-së.

-Advertisement-

Në momentin që ai shfaqet para derës së apartamentit të saj,  mbetet gojëhapur pasi nuk kishte besuar se para syve do t’i shfaqet një vajzë e bukur e cila kishte të veshur vetëm të brendshmet.

Dhe pasi hyri brenda ajo filloi ta provokojë me lëvizje të ndryshme, derisa e dashura e tij të gjithë ngjarjen po e vëzhgonte falë kamerave të fshehta të instaluara brenda apartamentit të vajzës, që kishte për mision të provokoj partnerin e saj.

Vajzës simpatike nuk iu desh shumë që ta fus në grackë ekspertin e kompjuterëve i cili nuk arriti t’i rezistojë tundimit, dhe kështu përfundoi në shtrat me vajzën që i kishte telefonuar për t’ia rregulluar laptopin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera