Fun & Video

Vuri maskën më të çuditshme, që të kidnaponte ish të dashurën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 February 2018

Ish i dashuri xheloz, ka vënë një maskë të çuditshme, parukë dhe është veshur si infermier, për të kidnapuar partneren e mëhershme nën kërcënimin e armës.

Gregory Whyte i shkoi pas viktimës, sapo ajo u lëshua nga puna në Cheshire të Anglisë dhe i tha “mbylle gojën se të vras”, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Maska e çuditshme

Plani tij për ta kidnapuar nuk shkoi si duhet, pasi intervenuan të pranishmit dhe e ndaluan.

Forcat e rendit kanë arrit me shpejtësi dhe e kanë arrestuar 55-vjeçarin, të cilit me vete i gjetën një palë pranga të punuara në shtëpi dhe një thikë.

Uniforma e infermierit

Atë e kanë dënuar me 12 vjet burg, pasi pranoi se donte të kidnaponte të dashurën, kishte tendenca për sulm fizik dhe barti thikë në publik.

Këtë veprim, ai e ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar, vetëm pse dëgjoi se ajo nisi një lidhje të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera