Vulin: Ushtria serbe po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 27 January 2018
Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë sytë nga gjendja e sigurisë në veri të Kosovës.
Kështu ka theksuar Vulin për B92, pas paralajmërimeve të ambasadës së Gjermanisë, e cila dje u bëri thirrje qytetarëve të saj mos të vizitojnë veriun për shkak të gjendjes së tensionuar.
“Qytetarët tonë në veri të Kosovës duhet ta dinë se ushtria serbe është duke monitoruar nga afër gjendjen e sigurisë. Shërbimet e ministrisë sime pas kësaj deklarate menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie për ta vëzhguar situatën dhe po vëzhgojnë gjendjen e sigurisë së çdo serbi që jeton në Kosovë”, ka thënë tutje Vulin.
“Ne kemi lexuar kërkesën e autoriteteve gjermane dhe po punojmë që të marrim informacione. Kur të kemi më shumë njohuri për këtë temë do të komentojmë”, përfundoi Vulin.
Këto deklarata për sigurinë në veri po bëhen pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit më 16 janar para selisë së partisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...