Lajme

Vulin: Sot u bë hapi i parë i një konflikti të Serbisë me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 24 March 2022

Ministri kontravers serb, ai i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka lëshuar një deklaratë skandaloze pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës vendosi të suspendojë kryetaren serbe të gjykatës së Mitrovicës pasi që ajo mori pjesë në një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Vulin, një adhurues i politikave gjenocidiale të Millosheviqit dhe një kopjues i presidentit aktual serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se ky është hapi i parë i hyrjes së Serbisë në një konflikt të armatosur me Kosovën.

Madje ai thotë se kjo po përgatitet nga shqiptarët.

-Advertisement-

“Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur me Kosovën dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, kanë transmetuar mediat serbe.

“Është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabilitetin e rajonit tani është e Bashkimit Evropian, KFOR-it dhe Kurtit. Serbia dhe Aleksandar Vuçiq nuk do ta lënë popullin e tyre pa mbështetje”, tha Vulin./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera