Vulin: Shtetet e rajonit i frikësohen zgjerimit të territoreve shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 21 October 2018
Formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm për Beogradin. Kështu ka deklaruar ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
“Është edhe më shumë hipokrizi kur përfaqësues të fuqive të mëdha të cilat përkrahin këtë Ushtri, thonë se kjo është një mundësi e mirë e serbëve që të bëhen pjesë e Kosovës multietnike. Për ne formimi i një ushtrie paramilitare është e papranueshme”, ka thënë Vulin për SETimes.
Sipas Vulin, KFOR-i është dhe mbetet faktori kryesor për ruajtjen e paqes në Kosovë, dhe formimi i Ushtrisë është i panevojshëm.
Vulin foli edhe për mundësinë e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se sipas tij një proces i tillë do të përforcojë pozicionet e Serbisë.
“Sa më shpejtë që të arrijmë demarkimin e kufirit me “Shqipërinë e Madhe”, aq më shpejtë do të jemi në gjendje që të ndalim zgjerimin e saj si dhe të forcojmë pozitën tonë. Procesi i zgjidhjes për serbët do të fillojë kur të ndahemi me shqiptarët. Është koha për Serbinë që të mendojë vetëm për vete dhe qytetarët e saj”, tha ai, transmeton lajmi.net
Vulin tutje tha se ideja e ndryshimit të kufijve kundërshtohet më së shumti nga shtetet e regjonit të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, të njëjtat tani janë të frikësuara nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe” përgjatë territoreve të tyre.
E siç thotë ai, kjo është arsyeja pse politikanë nga Shqipëria dhe Maqedonia po kërkojnë nga Beogradi heqjen dorë nga interesat e veta në mënyrë që të justifikojnë ndryshimin e kufinjve në territoret e tyre.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...